Siguria
Lexoni këto orientime të thjeshta.
Mosndjekja e tyre mund të jetë e
rrezikshme ose e paligjshme. Për
informacion të mëtejshëm, lexoni
udhëzuesin e plotë të përdorimit.
MBYLLENI NË ZONAT E
KUFIZUARA
Fikeni pajisjen kur përdorimi i telefonit
celular është i ndaluar ose kur ai mund
të shkaktojë ndërhyrje ose rrezik, për
shembull, në avionë, në spitale ose
pranë pajisjeve mjekësore,
karburanteve, kimikateve ose zonave
të shpërthimeve. Zbatoni të gjitha
udhëzimet në zonat e kufizuara.
PARËSI KA SIGURIA NË
RRUGË
Zbatoni të gjitha ligjet lokale. Kur jeni
duke ngarë automjetin, mbajini duart
gjithmonë të lira për ta komanduar
atë. Gjatë ngarjes së automjetit,
rëndësi parësore duhet të ketë siguria
në rrugë.
NDËRHYRJA
Të gjitha pajisjet celulare
mund të jenë të ndjeshme ndaj
ndërhyrjes, e cila mund të ndikojë në
funksionimin e tyre.
SHËRBIMI I
KUALIFIKUAR
Këtë produkt mund ta instalojë ose
riparojë vetëm një personel i
kualifikuar.
MBRONI DËGJIMIN
TUAJ
Për të shmangur dëmtimin e
mundshëm të dëgjimit, mos dëgjoni
në nivele të larta volumi për periudha
të gjata. Bëni kujdes gjatë mbajtjes së
pajisjes pranë veshit kur është duke u
përdorur altoparlanti.
Udhëzimet e veçanta të
funksionit
1
I rëndësishëm: Kjo pajisje
është projektuar për t'u përdorur
vetëm me një kartë SIM standarde
(shikoni figurën). Përdorimi i kartave
SIM jo të përputhshme mund të
dëmtojë kartën ose pajisjen dhe mund
të dëmtojë të dhënat e ruajtura në
kartë. Ju lutemi këshillohuni me
operatorin tuaj celular për përdorimin
e një karte SIM që ka një prerje mini-
UICC.
2
Paralajmërim: Kur profili i
fluturimit është i aktivizuar, nuk mund
96
të kryeni ose të merrni çfarëdolloj
thirrjesh, përfshirë thirrje të
urgjencës, ose të përdorni funksione
të tjera që kërkojnë mbulim nga rrjeti.
Për të kryer një thirrje, aktivizoni një
profil tjetër.
3 Pajisja juaj mund të ketë antena
të brendshme dhe të jashtme.
Shmangni prekjen e panevojshme të
antenave, kur antena është duke
transmetuar ose duke marrë.
Kontakti me antenat ndikon në
cilësinë e komunikimit dhe mund të
shkaktojë ngritjen e nivelit të fuqisë
gjatë funksionimit si dhe mund të
shkurtojë jetëgjatësinë e baterisë.
Përdorni vetëm karta kujtese të
përputhshme, të miratuara nga Nokia
për përdorim me këtë pajisje. Kartat
që nuk përputhen mund të dëmtojnë
kartën dhe pajisjen dhe mund të
prishin të dhënat që ruhen në kartë.
Pajisja juaj mbështet kartat microSD
me një kapacitet deri në 32 GB.
I rëndësishëm: Mos e hiqni kartën
e kujtesës kur ajo përdoret nga një
aplikim. Heqja mund të dëmtojë
kartën e kujtesës dhe pajisjen si dhe
mund të prishë të dhënat e ruajtura në
kartë.
4
I rëndësishëm: Shmangni
gërvishtjen e ekranit të prekjes. Mos
përdorni asnjëherë laps ose stilolaps
të zakonshëm, ose objekte të tjera të
mprehta mbi ekranin me prekje.
Për të dëgjuar radion, nevojitet që të
lidhni një kufje e pajtueshme me
pajisjen. Kufjet veprojnë si antenë.
Shërbimet e rrjetit social janë
shërbime të palëve të treta dhe nuk
sigurohen nga Nokia. Kontrolloni
cilësimet e privatësisë të shërbimeve
të rrjetit social që përdorni, sepse
mund të ndani informacion me një
grup të madh njerëzish. Për ndarjen e
informacionit në një shërbim rrjeti
social vlejnë kushtet e përdorimit të
atij shërbimi. Njihuni me kushtet e
përdorimit dhe praktikat e privacisë të
atij shërbimi.
Përdorimi i shërbimeve të rrjeteve
shoqërore kërkon mbështetje rrjeti.
Kjo mund të kërkojë transmetimin e
sasive të mëdha të të dhënave dhe
kosto përkatëse të trafikut të të
dhënave. Për informacion rreth
tarifave të transmetimit të të
dhënave, kontaktoni me ofruesin tuaj
të shërbimit.
97
Aplikimi Komunitetet mund të mos
jetë i disponueshëm në të gjitha
rajonet. Vetëm ato veçori që
mbështeten nga shërbimi i rrjetit
shoqëror janë të disponueshme.
5 Ju mund të dërgoni mesazhe me
tekst që e kalojnë kufirin e
karaktereve për një mesazh të vetëm.
Mesazhet që e kalojnë kufirin
dërgohen si dy ose më shumë
mesazhe. Tarifa e ofruesit tuaj të
shërbimit mund të jetë në përputhje
me numrin e mesazheve.
Shkronjat me thekse, shenjat e tjera
ose disa opsione të gjuhës, zënë më
shumë hapësirë duke e kufizuar
numrin e karaktereve që mund të
dërgohen në një mesazh të vetëm.
6 Nëse elementi që futni në një
mesazh multimedia është shumë i
madh për rrjetin, pajisja mund ta
zvogëlojë automatikisht madhësinë.
7 Vetëm pajisjet e përputhshme
mund të marrin dhe të shfaqin
mesazhe multimedia. Mesazhet mund
të shfaqen ndryshe në pajisje të
ndryshme.
8 Përdorimi i shërbimeve ose
shkarkimi i përmbajtjes mund të
shkaktojë transferimin e sasive të
mëdha të të dhënave, që mund të
sjellë kosto të trafikut të të dhënave.
Mesazhet me foto mund të shfaqen
ndryshe në pajisje të ndryshme.
Mos lidhni produkte që krijojnë një
sinjal të jashtëm, sepse kjo mund të
dëmtojë pajisjen. Mos lidhni asnjë
burim tensioni me lidhësin AV Nokia.
Nëse në lidhësin AV Nokia, lidhni
pajisje të jashtme ose kufje, përveç
atyre të miratuara nga Nokia për
përdorim me këtë pajisje, kini kujdes
të veçantë për nivelet e zërit.
I rëndësishëm: Para se të ndani
vendndodhjen tuaj, gjithmonë merrni
parasysh me kujdes se me kë po e
ndani. Kontrolloni cilësimet e
privacisë të shërbimit të rrjetit social
që po përdorni, pasi mund të ndani
vendndodhjen tuaj me një grup të
madh personash.
9 Nëse bateria është shkarkuar
plotësisht, mund të duhen disa minuta
para se të shfaqet treguesi i ngarkimit
ose para se të bëhet ndonjë thirrje.
Mos harroni të respektoni çdo kërkesë
të zbatueshme të sigurisë.
Për të çaktivizuar njoftimet nga
aplikimet e rrjeteve sociale, në ekranin
98
e aplikimeve zgjidhni Njoftimet > >
cilësimet.
Shërbimet e rrjetit dhe kostot
Pajisja juaj është miratuar për
përdorim në rrjetet WCDMA 850, 900,
1700, 1900, 2100 dhe HSPA EGSM
850, 900, 1800, 1900 MHz . Për të
përdorur pajisjen duhet të keni një
abonim me një ofrues të shërbimit.
Përdorimi i disa veçorive dhe
shkarkimi i përmbajtjeve në pajisjen
tuaj kërkon një lidhje rrjeti dhe mund
të shkaktojë kosto të trafikut të të
dhënave. Disa funksione të produktit
kërkojnë mbështetjen e rrjetit, dhe
mund të jetë e nevojshme të
regjistroheni për to.
Kujdesuni për pajisjen tuaj
Administrojini me kujdes pajisjen,
baterinë, ngarkuesin dhe pajisjet
ndihmëse. Këshillat e mëposhtme do
t’ju ndihmojnë të mbroni të drejtën e
garancisë.
•
Mos e ruani ose përdorni
pajisjen në vende të ndotura ose
me pluhur. Pjesët e lëvizshme
dhe komponentët elektronikë
mund të dëmtohen.
•
Mos e mbani pajisjen në
temperatura të larta.
Temperaturat e larta mund të
shkurtojnë jetëgjatësinë e
pajisjes, të dëmtojnë baterinë si
dhe të shtrembërojnë ose
shkrijnë pjesët plastike.
•
Mos e mbani pajisjen në
temperatura të ftohta. Kur
pajisja kthehet në temperaturën
e saj normale, brenda saj mund
të krijohet lagështi që dëmton
qarqet elektronike.
•
Mos u përpiqni të hapni pajisjen
ndryshe nga ç’udhëzohet në
udhëzuesin e përdoruesit.
•
Modifikimet e paautorizuara
mund të dëmtojnë pajisjen dhe
mund të shkelin rregullat për
rregullimin e radioaparateve.
•
Mos e shkundni, hidhni, ose
goditni pajisjen. Mungesa e
kujdesit mund të dëmtojë
bordet dhe pjesët mekanike të
qarkut të brendshëm.
•
Për pastrimin e sipërfaqes së
pajisjes, përdorni vetëm një
leckë të butë, të thatë dhe të
pastër.
•
Mos e lyeni me bojë pajisjen.
Boja mund të bllokojë pjesët e
lëvizshme dhe të pengojë
funksionimin e duhur.
99
•
Fikni pajisjen dhe hiqni baterinë
herë pas here për një
funksionim optimal.
•
Mos e vendosni pajisjen tuaj
pranë magneteve ose fushave
magnetike.
•
Për t'i mbrojtur të dhënat tuaja,
ruajini të paktën në dy vende të
veçanta, të tilla si pajisja juaj,
karta e kujtesës ose kompjuteri,
ose shkruajeni diku
informacionin e rëndësishëm.
Gjatë funksionimit të zgjatur, pajisja
mund të nxehet. Në shumicën e
rasteve, kjo është normale. Nëse
dyshoni se pajisja nuk punon si duhet,
dërgojeni te pika më e afërt e
autorizuar e shërbimit.
Riciklimi
Gjithmonë kthejini produktet tuaja
elektronike të përdorura, bateritë dhe
materialet e paketimit në pika
grumbullimi të posaçme. Në këtë
mënyrë ju ndihmoni në parandalimin e
hedhjes së pakontrolluar të
mbeturinave dhe nxitni riciklimin e
materialeve. Shikoni si të ricikloni
produktet tuaja Nokia në
www.nokia.com/recycling.
Simboli i koshit me rrota
shënuar me kryq
Simboli i koshit me rrota, i shënuar me
kryq në produktin tuaj, në bateri, në
udhëzues ose në paketim, ju kujton se
të gjitha produktet elektrike dhe
elektronike, bateritë dhe
akumulatorët, duhet të dërgohen në
një pikë të veçantë grumbullimi kur
dalin jashtë përdorimit. Kjo kërkesë
vlen për Bashkimin Evropian. Mos i
hidhni këto produkte ashtu si
mbeturinat e përbashkëta të
paseleksionuara. Për më tepër
informacion rreth mjedisit, shikoni
profilin Eco të produktit në
www.nokia.com/environment.
Mbi Menaxhimin dixhital të të
drejtave
Kur përdorni këtë pajisje, zbatoni të
gjitha ligjet dhe respektoni zakonet
vendore, fshehtësinë dhe të drejtat e
ligjshme të të tjerëve, duke përfshirë
dhe të drejtat e autorit. Mbrojtja e të
drejtave të autorit mund t'ju
parandalojë të kopjoni, modifikoni ose
transferoni fotografi, muzikë dhe
përmbajtje të tjera.
100
Pronarët e përmbajtjes mund të
përdorin lloje të ndryshme
teknologjish të menaxhimit dixhital të
të drejtave (DRM) për të mbrojtur
pronësinë e tyre intelektuale, duke
përfshirë dhe të drejtat e autorit. Kjo
pajisje shfrytëzon lloje të ndryshme
programesh DRM, për të hyrë te
përmbajtjet e mbrojtura me DRM. Me
këtë pajisje ju mund të hyni në
përmbajtjen e mbrojtur me OMA DRM
2.0 & 2.1. Nëse disa programe DRM
nuk arrijnë ta mbrojnë përmbajtjen,
pronarët e përmbajtjes mund të
kërkojnë që të shfuqizohet një aftësi
e tillë e programit DRM, për të hyrë në
një përmbajtje të re të mbrojtur me
DRM. Shfuqizimi mund të parandalojë
përtëritjen e përmbajtjes së mbrojtur
me DRM që është tashmë në pajisjen
tuaj. Shfuqizimi i programeve të tilla
DRM, nuk ndikon në përdorimin e
përmbajtjes së mbrojtur me lloje të
tjera DRM-je ose në përdorimin e
përmbajtjes që nuk mbrohet me DRM.
Përmbajtja e mbrojtur me
menaxhimin dixhital të të drejtave
(DRM) shitet e shoqëruar me një
licensë, e cila përcakton të drejtat
tuaja për përdorimin e përmbajtjes.
Nëse pajisja juaj ka përmbajtje të
mbrojtur me OMA DRM, për të bërë
kopje rezervë të licencave dhe të
përmbajtjes, përdorni funksionin për
kopjet rezervë të Nokia Suite.
Metodat e tjera të transferimit mund
të mos transferojnë licencat që duhet
të rikthehen me përmbajtjen, në
mënyrë që të mund të vazhdoni
përdorimin e përmbajtjes së mbrojtur
me OMA DRM pas formatimit të
kujtesës së pajisjes. Juve mund t'ju
duhet gjithashtu të riktheni licencat,
në rast se dëmtohen skedarët në
pajisjen tuaj.
Nëse pajisja juaj ka përmbajtje të
mbrojtur me WMDRM, licencat së
bashku me përmbajtjen humbasin
nëse formatohet kujtesa e pajisjes. Ju
mund të humbni gjithashtu licencat
dhe përmbajtjen nëse dëmtohen
skedarët në pajisjen tuaj. Humbja e
licencave ose e përmbajtjes mund ta
kufizojë aftësinë tuaj për ripërdorimin
e të njëjtës përmbajtje në pajisjen tuaj.
Për më tepër informacion, kontaktoni
me ofruesin tuaj të shërbimit.
Këshilla dhe oferta
Për t'ju ndihmuar të përfitoni sa më
shumë nga telefoni juaj dhe
shërbimet, do të merrni mesazhe me
tekst të përshtatura pa pagesë nga
Nokia. Mesazhet përmbajnë këshilla
dhe sugjerime, si dhe ndihmë.
101
Për të ndaluar marrjen e mesazheve,
zgjidhni cilësimet > llogaria Nokia >
Këshilla dhe oferta.
Për të siguruar shërbimin e
përshkruar më sipër, numri juaj i
celularit, numri serial i telefonit tuaj
dhe disa identifikues të abonimit
celular i dërgohen Nokia-s kur e
përdorni për herë të parë telefonin.
Disa ose të gjitha informacionet mund
t'i dërgohen gjithashtu Nokia-s kur
përditësoni softuerin. Ky informacion
mund të përdoret siç përcaktohet në
politikën e privatësisë, e
disponueshme në www.nokia.com.
Bateritë dhe ngarkuesit
Informacion për baterinë dhe
ngarkuesin
Pajisja juaj është parashikuar të
përdoret me një bateri të
ngarkueshme BL-4U . Nokia mund të
vërë në dispozicion modele të tjera
baterie për këtë pajisje. Përdorni
gjithmonë bateri origjinale Nokia.
Kjo pajisje është parashikuar të
përdoret kur furnizohet me energji
nga ngarkuesit e mëposhtëm: AC-11 .
Numri i saktë i modelit të ngarkuesit
Nokia mund të ndryshojë në varësi të
llojit të spinës, që identifikohet nga E,
X, AR, U, A, C, K, B ose N.
Bateria mund të ngarkohet dhe
shkarkohet qindra herë, por
përfundimisht ajo do të konsumohet.
Kur kohët e pritjes dhe të bisedave
janë në mënyrë të dukshme më të
shkurtra se zakonisht, zëvendësoni
baterinë.
Siguria e baterisë
Fikeni gjithmonë pajisjen dhe hiqeni
ngarkuesin nga priza para se të hiqni
baterinë. Kur hiqni nga priza një
ngarkues ose një pajisje ndihmëse,
kapni dhe tërhiqni spinën, jo kordonin.
Kur ngarkuesi nuk është në përdorim,
hiqeni nga priza elektrike dhe nga
pajisja. Mos e mbani të lidhur me
ngarkuesin një bateri plotësisht të
ngarkuar, pasi ngarkimi i tepërt mund
të shkurtojë jetëgjatësinë e baterisë.
Nëse një bateri plotësisht e ngarkuar
lihet e papërdorur, ajo do të
shkarkohet pas një farë kohe.
Mbajeni baterinë gjithmonë midis
15°C dhe 25°C (59°F dhe 77°F).
Temperaturat e skajshme zvogëlojnë
kapacitetin dhe jetëgjatësinë e
baterisë. Një pajisje me bateri të
nxehtë ose të ftohtë mund të mos
punojë përkohësisht.
Një qark i shkurtër aksidental mund të
ndodhë kur një objekt prek shiritat
102
metalikë në bateri, për shembull, nëse
mbani një bateri rezervë në xhep.
Krijimi i një qarku të shkurtër mund ta
dëmtojë baterinë ose objektin që
shërbeu si lidhës.
Mos i hidhni bateritë në zjarr sepse
mund të shpërthejnë. Asgjësojini
bateritë sipas rregullave lokale. Kur
është e mundur, i ricikloni. Mos i
asgjësoni ashtu si mbeturinat e
përditshme.
Mos i zbërtheni, pritni, hapni,
thërrmoni, përthyeni, shponi ose mos
i coptoni telefonat celularë ose
bateritë. Në rast se bateria rrjedh,
mos e lejoni lëngun e baterisë të prekë
lëkurën ose sytë. Nëse ndodh kjo gjë,
shpëlani menjëherë me ujë zonat e
prekura ose kërkoni ndihmë
mjekësore.
Mos u përpiqni të futni objekte të
huaja në bateri, mos e modifikoni,
riprodhoni apo mos e zhytni ose
ekspozoni ndaj ujit ose lëngjeve të
tjera. Bateritë mund të shpërthejnë
nëse dëmtohen.
Përdoreni baterinë dhe ngarkuesin
vetëm për qëllimin që janë krijuar.
Përdorimi i papërshtatshëm ose
përdorimi i baterive dhe ngarkuesve
të papërputhshëm mund të paraqesë
rrezik zjarri, shpërthimi ose rreziqe të
tjera dhe mund të zhvlerësojë çdo
miratim ose garanci. Nëse besoni se
bateria ose ngarkuesi është i
dëmtuar, dërgojeni në një qendër
shërbimi për ta kontrolluar, para se të
vazhdoni ta përdorni. Mos përdorni
asnjëherë një ngarkues ose bateri të
dëmtuar. Ngarkuesin përdoreni
vetëm në ambiente të mbyllura.
Informacioni shtesë mbi
sigurinë
Kryeni një thirrje urgjence
1
Sigurohuni që pajisja është e
ndezur.
2
Kontrolloni për një forcë të
mjaftueshme të sinjalit. Mund të
duhet gjithashtu që të kryeni të
mëposhtmet:
• Futni një kartë SIM në pajisje.
• Çaktivizoni kufizimet e
thirrjeve në pajisje, të tilla si
bllokimi i thirrjeve, formimi i
numrave fiks ose grupi i
mbyllur i përdoruesve.
• Sigurohuni që profili i
fluturimit nuk është
aktivizuar.
• Nëse ekrani dhe butonat e
pajisjes janë të bllokuar,
zhbllokojini.
103
3
Shtypni disa herë tastin e
mbylljes, derisa të shfaqet
ekrani kryesor.
4
Për të hapur formuesin e
numrave, zgjidhni .
5
Shkruani numrin zyrtar të
urgjencës për vendndodhjen
tuaj të paracaktuar. Numrat
telefonikë të urgjencës
ndryshojnë sipas vendit.
6
Shtypni butonin e thirrjes.
7
Jepni informacionin e
nevojshëm sa më saktë të jetë e
mundur. Mos e përfundoni
thirrjen derisa t’ju japin lejen për
ta përfunduar.
I rëndësishëm: Aktivizoni thirrjet
në internet dhe në telefonin celular,
nëse pajisja juaj mbështet thirrjet në
internet. Pajisja mund të përpiqet të
kryejë thirrje urgjence si nëpërmjet
rrjeteve celulare ashtu dhe nëpërmjet
ofruesit tuaj të thirrjeve në internet.
Nuk mund të garantohet lidhja në të
gjitha kushtet. Kurrë mos u
mbështetni vetëm në pajisjet celulare
për komunikimet thelbësore siç janë
urgjencat mjekësore.
Fëmijët e vegjël
Pajisja juaj dhe pajisjet ndihmëse të saj
nuk janë lodra. Ato mund të
përmbajnë pjesë të vogla. Mbajini larg
nga fëmijët e vegjël.
Pajisjet mjekësore
Funksionimi i pajisjes
radiotransmetuese, duke përfshirë
edhe telefonat celularë, mund të
ndërhyjë në funksionimin e pajisjeve
mjekësore të pambrojtura mirë.
Konsultohuni me një mjek ose me
prodhuesin e pajisjes mjekësore për
të përcaktuar nëse ato janë të
mbrojtura në mënyrë të
përshtatshme nga energjia e jashtme
e frekuencave radiofonike.
Pajisjet mjekësore të
transplantuara
Prodhuesit e pajisjeve mjekësore
rekomandojnë një largësi minimale
prej 15,3 centimetrash (6 inç) midis
një pajisjeje celulare dhe një pajisjeje
mjekësore të implantuar, siç është një
stimulues kardiak ose defibrilator
kardioverter i implantuar, në mënyrë
që të shmanget ndërhyrja e
mundshme me pajisjen mjekësore.
Personat që kanë pajisje të tilla duhet:
•
Ta mbajnë pajisjen gjithmonë në
një largësi më të madhe se 15,3
104
centimetra (6 inç) nga pajisja
mjekësore.
•
Të mos e mbajnë pajisjen në
xhepa afër gjoksit.
•
Ta mbajnë pajisjen celulare në
veshin në anën e kundërt të
pajisjes mjekësore.
•
Fikni pajisjen celulare nëse ka
ndonjë arsye që të dyshoni se po
shkakton ndërhyrje.
•
Të ndjekin udhëzimet e
prodhuesit të pajisjes
mjekësore të implantuar.
Nëse keni pyetje rreth përdorimit të
pajisjes suaj celulare bashkë me një
pajisje mjekësore të transplantuar,
këshillohuni me mjekun tuaj.
Dëgjimi
Paralajmërim: Gjatë përdorimit të
kufjeve, mund të mos dëgjoni tingujt
e ambientit që ju rrethon. Mos i
përdorni kufjet atëherë kur ato mund
të rrezikojnë sigurinë tuaj.
Disa pajisje celulare mund të
shkaktojnë ndërhyrje në disa aparate
dëgjimi.
Nikeli
Sipërfaqja e kësaj pajisjeje nuk
përmban nikel.
Mbroni pajisjen tuaj nga
përmbajtje të dëmshme
Pajisja juaj mund të jetë e ekspozuar
ndaj viruseve dhe përmbajtjeve të
tjera të dëmshme. Merni masat e
mëposhtme parandaluese:
•
Kini kujdes kur të hapni
mesazhet. Ato mund të
përmbajnë programe
keqdashëse ose mund të
dëmtojnë pajisjen ose
kompjuterin tuaj.
•
Kini kujdes kur pranoni kërkesa
për lidhje, shfletoni internetin
ose shkarkoni përmbajtje. Mos
pranoni lidhje me Bluetooth nga
burime që nuk i besoni.
•
Instaloni dhe përdorni vetëm
shërbime dhe softuerë nga
burime që i besoni dhe që
ofrojnë mbrojtje dhe siguri të
përshtatshme.
•
Instaloni programe antiviruse
dhe programeve të tjera
mbrojtëse në pajisjen tuaj dhe
në çdo kompjuter të lidhur.
Përdorni vetëm një aplikim
antivirus çdo herë. Përdorimi i
më shumë mund të ndikojë në
rendimentin dhe funksionimin e
pajisjes dhe/ose kompjuterit.
105
•
Nëse hyni në preferenca dhe
lidhje të parainstaluara të
faqeve të internetit të palëve të
treta, merrni masat e duhura.
Nokia nuk i miraton dhe nuk
mban asnjë përgjegjësi për faqe
të tilla.
Ambienti i përdorimit
Kjo pajisje përmbush udhëzimet për
ekspozimin ndaj frekuencës radio në
pozicionin normal të përdorimit pranë
veshit ose të paktën 1,5 centimetra
(5/8 inç) larg nga trupi. Çdo këllëf,
kapëse për rripin ose mbajtëse për
përdorim në kontakt me trupin, nuk
duhet të përmbajë pjesë metalike dhe
duhet ta vendosë pajisjen në largësinë
e lartpërmendur nga trupi juaj.
Dërgimi i skedave me të dhëna ose i
mesazheve kërkon një lidhje me cilësi
me rrjetin. Skedat me të dhëna ose
mesazhet mund të pezullohen, derisa
të disponohet një lidhje e tillë. Ndiqni
udhëzimet për largësinë nga trupi
derisa të përfundojë transmetimi.
Automjetet
Sinjalet radiofonike mund të ndikojnë
në sistemet elektronike të
pablinduara ose të painstaluara mirë
të automjeteve siç janë: sistemi
elektronik i injeksionit të karburantit,
sistemi elektronik kundër bllokimit të
rrotave gjatë frenimit, sistemi
elektronik i kontrollit të shpejtësisë
dhe sistemi i jastëkëve të ajrit. Për
informacion të mëtejshëm, pyesni
prodhuesin e automjetit tuaj ose të
aparaturave të tij.
Vetëm personeli i kualifikuar duhet të
instalojë pajisjen në automjet.
Shërbimi ose instalimi i gabuar mund
të jetë i rrezikshëm dhe mund ta
zhvlerësojë garancinë tuaj.
Kontrolloni rregullisht nëse të gjitha
aparaturat e pajisjes celulare të
instaluara në automjetin tuaj, janë të
vendosura dhe punojnë si duhet. Mos
ruani ose transportoni lëngje djegëse,
gaze ose materiale eksplozive në të
njëjtën kabinë me pajisjen, pjesët ose
pajisjet e saj ndihmëse. Mos harroni që
jastëkët e ajrit fryhen me shumë
forcë. Mos e vendosni pajisjen tuaj ose
pajisjet ndihmëse në zonën e hapjes
së jastëkëve të ajërit.
Ambientet e mundshme
shpërthyese
Fikeni pajisjen në të çdo zonë me
atmosferë të mundshme
shpërthyese, për shembull pranë
pompave të benzinës në pikat e
furnizimit. Shkëndijat në zonat e tilla
mund të shkaktojnë shpërthim ose
zjarr, duke pasur si pasojë plagosjen
106
trupore ose vdekjen. Vëzhgoni
kufizimet në stacionet e shërbimit,
magazinat dhe zonat e shpërndarjes
së lëndëve djegëse; uzinat kimike; ose
aty ku janë duke u zhvilluar
operacione shpërthimesh. Zonat me
një atmosferë të mundshme
shpërthyese janë shpesh, por jo
gjithmonë, të piketuara qartë. Aty
përfshihen zonat ku ju këshillojnë të
fikni motorin e automjetit, nën
kuvertat e anijeve, në mjetet e
transferimit të kimikateve ose në ato
të ruajtjes dhe aty ku ajri përmban
kimikate ose grimca të tilla si
kokrrizat, pluhuri ose pluhurat e
metaleve. Ju duhet të këshilloheni me
prodhuesit e automjeteve që përdorin
gaz natyror të lëngëzuar (të tillë si
propani ose butani), për të përcaktuar
nëse kjo pajisje mund të përdoret pa
rrezik në afërsi të tyre.
Informacioni për vërtetimin
(SAR)
Kjo pajisje celulare i përmbush
orientimet për ekspozimin ndaj
valëve të radios.
Pajisja juaj celulare është një
radiotransmetuese dhe
radiomarrëse. Ajo është projektuar që
të mos e kalojë kufirin e ekspozimit
ndaj radiovalëve që është
rekomanduar nga orientimet
ndërkombëtare. Këto orientime janë
zhvilluar nga organizata e pavarur
shkencore ICNIRP dhe përfshijnë
kufijtë e sigurisë të projektuara për të
siguruar mbrojtjen e të gjithë
personave, pavarësisht nga mosha
dhe gjendja shëndetësore.
Orientimet e ekspozimit për pajisjet
celulare përdorin një njësi matëse të
njohur si Koeficienti Specifik i
Absorbimit, ose SAR. Kufiri i SAR-it i
deklaruar në orientimet e ICNIRP-së
është 2,0 vat/kilogram (W/kg) për
mesatarisht dhjetë gram ind. Testet
për SAR-in janë kryer duke përdorur
pozicione standarde të përdorimit,
me pajisjen që transmeton në nivelin
më të lartë (të vërtetuar) të fuqisë së
saj, në të gjitha zonat e testuara të
frekuencave. Niveli aktual i SAR-it të
një pajisjeje në funksionim mund të
jetë më poshtë se vlera maksimale,
sepse pajisja është projektuar për të
shfrytëzuar vetëm fuqinë e kërkuar
për të kapur rrjetin. Kjo sasi ndryshon
në varësi të një numri faktorësh si
p.sh. nga distanca midis jush dhe
stacionit bazë të rrjetit.
Vlera më e lartë e SAR-it, sipas
orientimeve të ICNIRP-së, për
107
përdorimin e pajisjes afër veshit është
1,37 W/kg .
Përdorimi i pajisjeve ndihmëse të
pajisjes, mund të ketë si rezultat
ndryshimin e vlerave të SAR-it. Vlerat
e SAR-it mund të ndryshojnë në varësi
të kërkesave kombëtare të raportimit
dhe testimit, si dhe bandës së rrjetit.
Informacion shtesë për SAR-in mund
të jepet në informacionin e produktit
në www.nokia.com.