Kopjimi i përmbajtjes midis telefonit tuaj dhe një
kompjuteri
Ju mund të përdorni një kabllo USB për të kopjuar fotografitë tuaja
dhe përmbajtje të tjera ndërmjet telefonit tuaj dhe një kompjuteri të
përputhshëm.
1. Lidhni telefonin tuaj me një kompjuter me anë të një kablloje USB
të përputhshëm.
2. Zgjidhni një modalitet.
Nokia Suite — Nokia Suite është instaluar në kompjuterin tuaj.
transf. media — Nokia Suite nuk është i instaluar në kompjuterin tuaj.
Nëse doni të lidheni me një sistem argëtimi në shtëpi ose me një
printer, përdorni këtë modalitet.
ruajt. të dhënash — Nokia Suite nuk është i instaluar në kompjuterin
tuaj. Telefoni shfaqet si pajisje e lëvizshme në kompjuterin tuaj.
Sigurohuni që në telefon të jetë një kartë kujtese. Nëse doni të lidheni
me pajisje të tjera, si stereo shtëpie ose makine, përdorni këtë
modalitet.
3. Për të kopjuar përmbajtjen, përdorni menaxherin e skedarëve të
kompjuterit.
73
Për të kopjuar kontaktet, skedarët muzikorë, videot ose fotografitë
tuaja, përdorni Nokia Suite.
Për të marrë më shumë informacione dhe për të shkarkuar aplikimin
Nokia Suite PC, shkoni te www.nokia.com/support.
74