Përditësimi i softuerit përmes telefonit
Ju mund të përditësoni softuerin e telefonit tuaj me valë. Gjithashtu
mund të caktoni që telefoni juaj të kontrollojë automatikisht për
përditësime.
Zgjidhni cilësimet dhe telefon > përdit. e pajisjes.
1. Për të kontrolluar nëse ka përditësime, zgjidhni shkark. soft.
pajisjes.
2. Për të shkarkuar dhe instaluar një përditësim, zgjidhni shkark.
soft. pajisjes dhe ndiqni udhëzimet e shfaqura në telefon.
Përditësimi mund të zgjasë disa minuta. Nëse hasni probleme,
kontaktoni me ofruesin e shërbimit të rrjetit.
Kontrolli automatik për përditësime
Zgjidhni prd. auto i softit dhe cilësoni se sa shpesh do të kontrolloni.
Ofruesi juaj i shërbimit të rrjetit mund të dërgojë përditësime
nëpërmjet valëve direkt në telefonin tuaj. Për më shumë informacion
mbi këtë shërbim të rrjetit, kontaktoni me ofruesin e shërbimit të
rrjetit.
92