
Rreth përditësimeve të softuerit të telefonit
Qëndroni të përditësuar, përditësoni softuerin e telefonit që të
merrni funksione të reja dhe të përmirësuara për telefonin tuaj.
Përditësimi i softuerit mund të përmirësojë edhe funksionimin e
telefonit tuaj.
Rekomandohet që të krijoni kopje rezervë të të dhënave tuaja
personale para se të përditësoni softuerin e telefonit tuaj.
Paralajmërim:
Nëse instaloni një përditësim programi, nuk mund ta përdorni pajisjen qoftë dhe për të
kryer thirrje urgjence, derisa instalimi të përfundojë dhe pajisja të rifunksionojë.
Përdorimi i shërbimeve ose shkarkimi i përmbajtjes mund të
shkaktojë transferimin e sasive të mëdha të të dhënave, që mund të
sjellë kosto të trafikut të të dhënave.
Para se të filloni përditësimin, lidhni një ngarkues ose sigurohuni që
bateria e pajisjes të ketë energji të mjaftueshme.
Pas përditësimit, këshillat në udhëzuesin e përdorimit mund të mos
jenë më të përditësuara. Mund të gjeni udhëzuesin e përditësuar të
përdoruesit në www.nokia.com/support.
90