Përcjellja e thirrjeve te kutia postare zanore ose te një
numër tjetër telefoni
Telefonin tuaj bie, por nuk mund të përgjigjeni. Lëreni thirrjen të
shkojë te kutia postare zanore ose përcilleni te një numër tjetër.
Përcjellja e thirrjeve është një shërbim i rrjetit.
1. Zgjidhni cilësimet > thirrjet > devijimi i thirrjes.
2. Zgjidhni kur të përcillni thirrjet hyrëse zanore:
gjithë thirr. zanore — Përcill të gjitha thirrjet.
nëse i zënë — Përcill kur është i zënë.
kur s'përgjigjet — Përcill kur nuk përgjigjet.
nëse jashtë mbul. — Përcillni thirrjet zanore kur telefoni është i fikur
ose jashtë mbulimit të rrjetit për një periudhë kohore të caktuar.
nëse i padispon. — Përcillni kur është i zënë, kur nuk përgjigjet, kur
telefoni është i fikur ose jashtë zonës së mbulimit.
3. Zgjidhni aktivizo > te kut. post. zan. ose te numri tjetër.
4. Nëse zgjidhet kur s'përgjigjet ose nëse i padispon. caktoni
kohëzgjatjen pas së cilës përcillet një thirrje.
30