Telefonimi i disa njerëzve në të njëjtën kohë
Dëshiron që t'ua thuash lajmin e mirë të gjithë miqve? Me një thirrje
konferencë, mund të telefonosh lehtë disa persona njëkohësisht,
duke i kursyer vetes mundimin që t'i telefonoje një nga një.
Thirrja konferencë është një shërbim i rrjetit. Për disponueshmërinë,
kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit të rrjetit.
1. Bëni thirrjen e parë.
2. Gjatë thirrjes zgjidhni opsionet > thirrje e re > thirrje zanore.
3. Shkruani numrin e dëshiruar të telefonit, më pas zgjidhni THIRR,
ose zgjidhni KËRKO dhe një kontakt. Thirrja e parë lihet në pritje
derisa lidheni me thirrjen konferencë.
4. Kur të jeni në gjendje të flisni me telefonuesin e dytë, zgjidhni
opsionet > konferencë. Ju mund të shtoni më shumë telefonata në
konferencë.
Këshillë: Për të folur privatisht me një telefonues në mes të thirrjes
konferencë, zgjidhni opsionet > thirrje private dhe një numër. Thirrja
konferencë lihet në pritje. Për tu kthyer në telefonatën në grup
zgjidhni opsionet > konferencë.
5. Për të mbyllur thirrjen konferencë, shtypni
.
29