Shfletimi i Web-it
Mësoni të rejat dhe vizitoni sajtet tuaja web të preferuara kur jeni në
lëvizje.
Zgjidhni internet.
Këshillë: Nëse nuk keni një plan të dhënash me një tarifë të fiksuar
nga ofruesi i shërbimit të rrjetit, për të kursyer kostot e të dhënave
në faturën e telefonit tuaj, ju mund të përdorni një rrjet Wi-Fi për t'u
lidhur në internet.
Vizita e një sajti webi
Shkruani adresën web në shiritin e adresës.
Lëvizja në faqen e webit
Tërhiqni faqen me gishtin tuaj.
Zmadhimi
Trokitni në seksionin e faqes web që dëshironi të shikoni më mirë.
Zvogëlimi
Trokitni dy herë mbi ekran.
Këshillë: Për të zmadhuar ose zvogëluar, ju mund të vendosni edhe
dy gishta mbi ekran dhe të rrëshqisni gishtat dhe t'i ndani ose t'i
bashkoni.
66
Kërkimi në internet
Shkruani një fjalë për kërkimin në shiritin e adresës. Nëse kërkohet,
zgjidhni motorin tuaj të paracaktuar të kërkimit.
Kthehuni te një faqe web të vizituar më parë
Zgjidhni > historia dhe faqen web.
Këshillë: Për të shfaqur shiritin e adresës dhe të veglave kur
shfletoni, zgjidhni .
Këshillë: Mund të shkarkoni aplikime web-i nga Dyani Nokia. Kur ju
hapni për herë të parë një aplikim web-i, ai shtohet si një preferencë.
Për më shumë informacion, vizitoni www.nokia.com/support.
67
Paris
www.nokia.com
udhëtimi